Afro gjysmë ore pritje në pikat kufitare të Kosovës

Aktuale

Afro gjysmë ore pritje në pikat kufitare të Kosovës

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:00
Ilustrim

 çdo qytet të Kosovës ka nisur të vërehet shtimi i numrit të mërgimtarëve.

Shumë prej tyre tashmë kanë arritur në vendlindje, por edhe shumë të tjerë janë duke ardhur.

Por për dalim nga verat e kaluara, këtë herë kolonat nuk janë shumë të gjata dhe pritjet tejet të mundimshme.

Në mbrëmjen e sotme minutat e pritjes janë zgjatur pak në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdare pritja është 20 minuta, kurse në dalje tek Dheu i Bardhë vozitësit detyrohen të presin njësoj, deri në 20 minuta.

Sigurisht se duke u afruar vikendi rritet edhe numri i atyre që arrijnë në Kosovë, për të shijuar pushimet verore ashtu siç bëjnë thuajse çdo vit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat