Petrit Selimi: Unë ua kam ndaluar hyrjen në Kosovë ministrave të Serbisë

Aktuale

Petrit Selimi: Unë ua kam ndaluar hyrjen në Kosovë ministrave të Serbisë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:18
Petrit Selimi

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin dhe një delegacion i ushtrisë serb kishin planifikuar të vizitonin Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, sipas mediave serbe.

Por hyrja e tyre iu është ndaluar nga autoritetet vendore.

Këtë për media e ka konfirmuar këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Jetlir Zyberaj, i cili tha se kërkesa e Vulinit është refuzuar “sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës”.

“Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”.

Mirëpo, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se ministrat e Mbrojtjes dhe të Brendshëm të Serbisë nuk mund të hyjnë në Kosovë, pasi vetë ai e kishte nënshkruar për ndalimin e tyre.

“Ministri i Mbrojtjes serb, i njohur për përdorimin e gjuhës raciste, kur është fjala për shqiptarët, po ankohet se nuk i lejohet të hyjë në Kosovë. Të gjithë ministrat serbë të Mbrojtjes dhe të Brendshëm sipas detyrës zyrtare janë të ndaluar të hyjnë në Kosovë. Këtë e di sepse unë isha ai që e nënshkrova ndalimin”, ka shkruar Selimi në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat