Kërkohet ndryshimi i udhëzimit administrativ që ndalon shaminë në shkolla të Kosovës

Aktuale

Kërkohet ndryshimi i udhëzimit administrativ që ndalon shaminë në shkolla të Kosovës

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:45
Ilustrim

Pjesëtarë të komunitetit mysliman në Kosovë dhe studiues të besimit po bëjnë thirrje për ndryshimin e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit, i cili ndalon uniformat fetare në shkolla.

Ata thonë se ky udhëzim administrativ po u shkakton vështirësi në shkollim vajzave që duan të bartin shami, ndërsa autoritetet thonë se në shkollë nxënësit duhet të bartin uniformat shkollore.

Por, ata pohojnë se megjithatë janë të hapur për të trajtuar këto shqetësime, që ishin pjesë edhe e raportit të fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Liritë Fetare në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat