Pajaziti: Zgjedhjet e reja nuk zgjidhin asnjë problem në Kosovë

Aktuale

Pajaziti: Zgjedhjet e reja nuk zgjidhin asnjë problem në Kosovë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 23:00
Zenun Pajaziti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka vlerësuar se shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk do t’i kontribuonte përmirësimit të gjendjes në vend.

Ai ka thënë se zgjedhjet nuk mund ta zgjidhin asnjë prej problemeve me të cilat po përballet Kosova.

Pajaziti ka deklaruar se dialogu me Serbinë është tema më serioze me të cilën duhet të merret politika.

Sipas tij, çdo tentim i shmangies nga kjo temë do ta dobësojë pozicionin e Kosovës.

Ai ka theksuar se finalizimi i dialogut me serbët është ndër sfidat më të vështira që nga paslufta, por edhe një shans historik për ta përmbyllur këtë kapitull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat