Thaçi pret në takim lamtumirës shefen e EULEX-it Alexandra Papadopoulou

Aktuale

Thaçi pret në takim lamtumirës shefen e EULEX-it Alexandra Papadopoulou

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 07:21
Hashim Thaçi dhe Alexandra Papadopoulou

(E plotësuar) - Presidenti Hashim Thaçi pret në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

***

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot do të presë në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Takimi do të mbahet në kabinetin e kreut të shtetit me fillim prej orës 09:00.

Ndryshe, Papadopoulou është diplomate e lartë greke me përvojë të gjerë në Ballkan, e cila ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000.

Po ashtu, ajo ka shërbyer edhe si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, si dhe ka qenë drejtoreshë e përgjithshme për çështjet e BE-së në Ministrinë e Jashtme Greke gjatë presidencës greke të BE-së në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat