Prezantohet strategjia rajonale për sigurinë në punë

Aktuale

Prezantohet strategjia rajonale për sigurinë në punë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 08:00
Ilustrim

Shoqatat rajonale për Siguri dhe Shëndet në Punë, saktësisht ajo e Kosovës, e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe e Malit të Zi, me mbështetjen financiare të Komisionit Evropian kanë zhvilluar një strategji të përbashkët rajonale për shëndetin dhe sigurinë në punë.

“Krijimi i mekanizmave institucional për bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve dhe organeve shtetërore, në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, në hartimit e politikave dhe angazhimit në procesin e vendimmarrjes është baza për një vend pune të sigurt”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, qëllimet strategjike të këtij dokumenti janë lidhur ngushtë me prioritetet dhe objektivat e përcaktuara në Strategjinë Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Promovimi i kësaj strategjie rajonale për sigurinë dhe shëndetin në punë bëhet sot prej orës 11:00 në Hotel “Sirius”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat