Këshilltari i Pacollit: Ka kaluar koha kur Serbia ishte pengesë mes Kosovës dhe Shqipërisë - Bota Sot
Këshilltari i Pacollit: Ka kaluar koha kur Serbia ishte pengesë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Aktuale

Këshilltari i Pacollit: Ka kaluar koha kur Serbia ishte pengesë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nga: G.B Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:15
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se kur Serbia organizon stërvitjet ushtarake me vendet sllave kjo është pranim normal, ndërsa kur Kosova she Shqipëria zbatojnë një praktikë shumë evropiane për të bashkëpunuar në diplomaci dhe për të ndihmuar njëra tjetrën ashtu siç bënë shumë vende, kjo është alarmante, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo fobi është propagandë.

“Kosova dhe Shqipëria vetëm do të thellojnë integrimin dhe koha kur Serbia ishte pengesë për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë ka kaluar moti”, ka shkruar ndër të tjera Zyberaj.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kur Serbia organizon stërvitjet ushtarake me vendet sllave çdo vit kjo është pranim normal, kur Kosova dhe Shqipëria zbatojnë një praktikë shumë evropiane për të bashkëpunuar në diplomaci dhe për të ndihmuar njëra tjetrën ashtu siç bënë shumë vende, kjo është alarmante.
Kjo fobi e insticionalizuar nuk është asgjë më shumë se një propagandë që nuk ka të bëjë fare me realitetin. Kosova dhe Shqipëria vetëm do të thellojnë integrimin dhe koha kur Serbia ishte pengesë për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë ka kaluar moti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...