Kryeministri ka një kërkesë për gjithë mërgimtarët

Aktuale

Kryeministri ka një kërkesë për gjithë mërgimtarët

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:22
Ramush Haradinaj

Shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj ka dhënë një sugjerim për gjithë mërgimtarët që do t’i kalojnë pushimet verore në Kosovë.

Në një konferencë për media, ai ka kërkuar nga ata që të kenë kujdes në trafikun rrugor.

“E kam një lutje për mërgatën që të bëjnë kujdes në vozitje, në drejtim të makinave. Duhet të bëjmë kujdes të gjithë. Në këtë periudhë kaq të mirë ta prishim me dhimbje dhe tragjedie. I apelojë që të bëjnë kujdes në vozitje”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndryshe, nga kjo fundjavë, Kosova pritet të mbushet me mërgimtarët nga e gjithë bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat