Haradinaj: Bota asnjëherë nuk duhet të hesht për krimet kundër njerëzimit

Aktuale

Haradinaj: Bota asnjëherë nuk duhet të hesht për krimet kundër njerëzimit

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:43
Pamje nga takimi

Kosova bashkëndjen me popullin boshnjak për masakrën në Srebrenicë që paraqet gjenocidin më të rëndë në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili sot, në 24- vjetorin e këtij krimi të rëndë, ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, deputeten Duda Balje, dhe ish deputetin Xhezair Murati, në nderim të të gjithë atyre që humbën jetën mizorisht, më 11 korrik të vitit 1995. 

“Bota asnjëherë nuk duhet të heshtë për krimet kundër njerëzimit, sidomos karshi gjenocidit në Bosnjë dhe Kosovë.Ne ende i kemi të freskëta plagët e maskrave në tërë vendin dhe solidariteti ynë me familjet e viktimave të Srebrenicës është i natyrshëm”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat