24 vjet pas masakrës së Srebrenicës varrosen edhe 33 viktima

Aktuale

24 vjet pas masakrës së Srebrenicës varrosen edhe 33 viktima

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Në Qendrën Memoriale në Potoçari janë varrosur 33 viktima të masakrës së Srebrenicës.

Atyre iu dha lamtumira e fundit në prani të dhjetëra mijëra njerëzve dhe zyrtarëve të shumtë 24 vjet pas kësaj masakre.

Në këtë përvjetor morrën pjesë zyrtarë nga Bosnja, Turqia , ndërkaq nga Maqedonia e Veriut prezent ishte Talat Xhaferi.

Atje kurora lulesh ka vendosur edhe Çedomir Jovanoviq, lider i Partisë Demokratike Liberale Serbe. që është në mesin e politikanëve të radhë serb që marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të kësaj masakre.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë në atë që njihet si masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat