EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin në çështjet me interes për Kosovën

Aktuale

EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin në çështjet me interes për Kosovën

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 16:38
Pamje nga takimi

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka pritur në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Gjatë këtij takimi, ministri Tahiri ka vlerësuar lart mbështetjen që ka ofruar misioni EULEX dhe shefja e këtij misioni, duke krijuar një partneritet të ngushtë në perspektivën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Ka qenë një periudhë vendimtare për shkak të përfundimit të mandatit ekzekutiv të EULEX dhe kalimit të gjitha kompetencave në duart e institucioneve vendore, tranzicion ky për të cilin kemi pasur mbështetjen e plotë të Papadopoulou”, ka vlerësuar ministri Tahiri.

Ai theksoi se institucioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë të bashkëpunojë me misionin e EULEX në rolin këshillëdhënës dhe monitorues, me qëllim të fuqizimit të sundimin e ligjit dhe zbatimit të reformave që janë ndërmarrë, përfshirë masat e agjendës “Drejtësia 2020”.

Ndërsa, Papadopoulou është shprehur se bashkëpunimi në fushën e drejtësisë gjatë mandatit të saj ka qenë i shkëlqyeshëm, duke theksuar njëkohësisht se EULEX do të vazhdojë të ketë bashkëpunim të përgjegjshëm në çështjet me interes për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat