Tahiri: Do të vazhdojë bashkëpunimi me EULEX-in

Aktuale

Tahiri: Do të vazhdojë bashkëpunimi me EULEX-in

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 16:46
Tahiri: Do të vazhdojë bashkëpunimi me EULEX-in

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri ka vlerësuar lartë mbështetjen që ka ofruar misioni EULEX dhe shefja e këtij misioni, Papadopoulou duke krijuar një partneritet të ngushtë në perspektivën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Ka qenë një periudhë vendimtare për shkak të përfundimit të mandatit ekzekutiv të EULEX dhe kalimit të gjitha kompetencave në duart e institucioneve vendore, tranzicion ky për të cilin kemi pasur mbështetjen e plotë të zonjës Papadopoulou” ka vlerësuar Ministri Tahiri.

Ministri Tahiri theksoi se institucioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë të bashkëpunojë me misionin e EULEX në rolin këshillëdhënës dhe monitorues, me qëllim të fuqizimit të sundimin e ligjit dhe zbatimit të reformave që janë ndërmarrë, përfshirë masat e agjendës “Drejtësia 2020”.

Në anën tjetër, Papadopoulou është shprehur se bashkëpunimi në fushën e drejtësisë gjatë mandatit të saj ka qenë i shkëlqyeshëm, duke theksuar njëkohësisht se EULEX do të vazhdon të ketë bashkëpunim të përgjegjshëm në çështjet me interes për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat