Pacolli zbulon detaje, tregon pse u nervozua dje ministrja Hoxha kur iu përmend emri i Veselit

Aktuale

Pacolli zbulon detaje, tregon pse u nervozua dje ministrja Hoxha kur iu përmend emri i Veselit

Nga: A.ZH Më: 11 korrik 2019 Në ora: 18:00
Dhurata Hoxha

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka treguar detaje nga raportimi i djeshëm i ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Pacolli ka treguar se ministrja Hoxha ishte nervozuar dhe nuk ishte përgjigjur në pyetjet rreth kontratës së dyshimtë të nënshkruar me një kompani amerikane, që kap vlerën e 152 mijë e 232 eurove apo 15 mijë e 146 euro në muaj, përcjell Bota sot.

Deputetja e VV-së, ka kërkua sqarime nga Hoxha se çka e lidh punën e saj me Amerikën dhe se pse në dokumente figuron emri i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Sipas Fitore Pacollit, ministrja Hoxha, duhet të dorëhiqet dhe Qeveria duhet të rrëzohet sa më parë.

Ajo ka akuzuar PDK-në dhe ministren Hoxha se po vjedhin në emër të liberalizimit të vizave.

Postimi i Pacollit:

Ministrja Hoxha, dje nuk dha përgjigje rreth kontratës së dyshimtë që ka nënshkruar me kompaninë amerikane.

Në takim tha se i duhet për ta këshilluar rreth fondeve IPA 3 por nuk tregoj se cfarë shërbime do të kryen kjo kompani në Amerikë.

152 mijë e 232 euro apo 15 mijë e 146 euro në muaj për cka???

Dje në Komision tha për konsulencë dhe u nervozua kur i kërkova përgjigje konkrete.

Çka e lidh punën e Ministrës për Integrim Evropian me Amerikën???

Çka kërkon emri i Kadri Veselit???

Pse emri i një kryetari partie të figuroj në dokumente si personi me të cilin do të merret vesh kompania?. Pse???

Buxhetin e shtetit po e përdor PDK për veti.

Kjo Ministre duhet të jap dorëheqje e kjo Qeveri duhet të rrëzohet sa më parë.

Hajna.

Ja pse sot jemi ku jemi.

Ska liberalizim të vizave. Normal që nuk ka se këta vjedhin edhe në emër të liberalizimit të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat