Zbulohet pse BE-ja po e përkrah Serbinë, kjo është prapaskena e padëgjuar

Aktuale

Zbulohet pse BE-ja po e përkrah Serbinë, kjo është prapaskena e padëgjuar

Nga: D.RR Më: 11 korrik 2019 Në ora: 21:28
Mogherini dhe Vucic

Ish ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, përmes një postimi në Facebook ka treguar pse BE-ja është kthyer pro Serbisë.

Ai thotë se për shkak të “ndërrimit të qimes së ujkut”, BE-ja ia ka hapur dyert për akcesion Serbisë, përkundër që kjo po e mohon gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë.

Postimi i plotë:

Njera nder qellimet kryesore te proklamuara te zgjerimit te BE-se kane qene perqafimi i vlerave evropiane te liberal-demokracise nga vendet aspirante per anetaresim ne BE.

Mirepo, po duket se BE-ja per shkak te stabilitetit imagjinare - “nderrimit te kimes se ujkut”, ia hapi dyert per akcesion Serbise, deri sa ajo refuzon ta njoh gjenocidin ne Bosnje dhe tentim gjenocidin ne Kosove.

Ky eshte turp i madh per Brukselin, dhe humbje strategjike e tij ne Ballkan, pasi pikerisht ky nacizem i pasheruar i Serbise vazhdon te jete burimi kryesor i jo-stabilitetit dhe krizave ne Ballkanin Perendimor.

Anetaresimi i shoqerive me premisa naciste ne BE do te vulose fundin e saj, dhe kjo nuk eshte e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat