Sherifi për takimin sekret në Berlin: E pyeta Limajn: Kryetari jem, a ke qenë i informuar? Më tha jo

Aktuale

Sherifi për takimin sekret në Berlin: E pyeta Limajn: Kryetari jem, a ke qenë i informuar? Më tha jo

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 21:42
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi sonte në ‘Debat Plus’ ka folur për shkuarjen e njerëzve të Ramush Haradinajt në një takim sekret në Berlin, që kishte ndodhur në muajin e kaluar.

Sherifi thotë se Nisma nuk ishte e informuar fare për atë takim. Sipas tij, është dashur që së paku të ishte thirrur Limaj dhe Ahmeti, si kryesues të dialogut.

‘’Jo se ka njoftu Nismën. Limaj s’ka qenë i informuar. Por kjo s’ka rëndësi. E kam  pyetë Limajn, Fatmir, kryetari jem. A ke qenë i informuar? Jo. A ke qenë i konsultuar?  Jo. Jo. Pse të riaktualizohet kjo. Nëse është dashtë të shkohet, është dashtë si koalicion dhe ta thërrasë Limajn e Ahmetin e të shkojnë. Telashja për neve nuk ka qenë a ka mujt me i bë telefon por pse nuk është ftuar në takim urgjent që së bashku ta marrin vendimin’’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat