Haradinaj: Rexhep Hoxha, një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe

Aktuale

Haradinaj: Rexhep Hoxha, një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 09:53
Rexhep Hoxha

.Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar pas lajmit për vdekjen e shkrimtarit dhe pedagogut, Rexhep Hoxha.

Ai e cilësoi Hoxhën si kolos të letërsisë shqiptare për fëmijë dhe figurë emblematike të letrave shqipe.

Haradinaj u shpreh se breza të tërë në hapësirat shqiptare u rritën dhe u edukuan në frymën atdhetare të Rexhep Hoxhës.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e një prej kolosëve të letërsisë sonë për fëmijë, shkrimtarit dhe pedagogut Rexhep Hoxha. Hoxha ishte një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe që shënuan shekullin e 20-të. Breza të tërë në hapësirat shqiptare u rritën dhe u edukuan në frymën atdhetare që ai barti përmes veprës së tij të çmuar, që la trashëgimi”, shkroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat