“Lufta e UÇK-së s’ka qenë e pastër” – Kiçmari i reagon Buxhovit: Para se me folë, shko te varri i Adem Jasharit e Zahir Pajazitit

Aktuale

“Lufta e UÇK-së s’ka qenë e pastër” – Kiçmari i reagon Buxhovit: Para se me folë, shko te varri i Adem Jasharit e Zahir Pajazitit

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 12:14
Sabri Kiçmari

Ish-ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka reaguar pas deklaratave të Jusuf Buxhovit se “lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër”.

Në një reagim në facebook, Kiçmari ka thënë se Buxhovi para se të bëjë deklarata të tilla, le të shkojë tek varrezat e Jasharëve në Prekaz, Luan Haradinajt, Zahir Pajazitit, Fehmi Lladrovcit dhe Xhemajl Fetahajt.

Kiçmari thotë se me të tilla deklarata është përballur edhe në kohën sa ka qenë përfaqësues diplomatik i UÇK, ku thotë se në atë kohë i është dashur që t’ua shpjegoj shumë diplomatëve të huaj se pse lufta e UÇK-së është e pastër.

Përtej kësaj, Kiçmari shton se Buxhovi nuk ka pasur të drejtë “as në vitin 1981, nuk ka pasur të drejtë as në vitet 1998-1999 dhe nuk ka të drejtë as sot”.

Postimi i plotë:

Jusuf Buxhovi paska deklaruar se “lufta e UÇK nuk ka qenë e pastër.” Para se të deklaronte në këtë mënyrë, Buxhovi do të duhej të shkoj në Prekaz te varri i

Adem Jasharit dhe familjes Jashari dhe të vetreflektoj. Më pas të shkoj të vizitoj edhe varret e Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt, te varret e shokëve të mi të dashur Fehmi Lladrovci dhe Xhemajl Fetahaj! Ata janë personifikimi i vërtetë i UÇK!

E kam përjetuar një propagandë të tillë edhe gjatë luftës. Në takimet e shumta diplomatike si përfaqësues diplomatik i UÇK, me mund dhe durim të madh, më duhej t’ua shpjegoj diplomatëve dhe gazetarëve të shumtë karakterin e pastër të luftës sonë. Edhe në atë kohë kishte njerëz, që mundoheshin të dezinformojnë publikun se lufta jonë për liri ka karakter terrorist, fundamentalist ose ideologjik. Koha e vërtetoi se nuk kanë pasur të drejtë! Diplomatët ndërkombëtar e kuptuan dhe na mbështetën, pikërisht për shkak të karakterit të pastër të luftës sonë.

Jusuf Buxhovi nuk ka pasur të drejtë as në vitin 1981, nuk ka pasur të drejtë as në vitet 1998-1999 dhe nuk ka të drejtë as sot. Lufta e pastër e UÇK është një nga ngjarjet më të ndritshme të historisë sonë të re!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat