Haradinaj: Investimet e bashkëatdhetarëve, hapin perspektivë për zhvillim të hovshëm ekonomik

Aktuale

Haradinaj: Investimet e bashkëatdhetarëve, hapin perspektivë për zhvillim të hovshëm ekonomik

Nga: Z.B Më: 12 korrik 2019 Në ora: 12:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se investimet e bashkatdhetarëve tanë, hapin perspektivë për zhvillim të hovshëm ekonomik, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook I cili ka shkruar se fabrika e ujit “Zajqeci”, është dëshmia më e mirë e një kompanie vendore, që ka shënuar sukseset e saja me cilësi të lartë.

“Gjatë vizitës në këtë fabrikë shpreha zotimin që si Qeveri e vendit do të qëndrojmë krah kompanive vendore që bashkërisht t’i japim dimension tjetër zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Investimet e bashkëatdhetarëve tanë, hapin perspektivë për zhvillim të hovshëm ekonomik.

Fabrika e ujit “Zajqeci”, është dëshmia më e mirë e një kompanie vendore, që ka shënuar sukseset e saja me cilësi të lartë. Inkurajues fakti që një bashkëatdhetar i yni, Rrahim Imeri, që ka jetuar dhe punuar në Zvicër, ka zgjedhur atdheun e tij që të investojë dhe t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik të vendit, me fabrikën e avancuar që i plotëson standardet dhe pritshmëritë e qytetarëve. Gjatë vizitës në këtë fabrikë shpreha zotimin që si Qeveri e vendit do të qëndrojmë krah kompanive vendore që bashkërisht t’i japim dimension tjetër zhvillimit ekonomik.

Po në nderim të kontributit ndër breza të Familjes Imeri, nga Zajqeci i Kamenicës, bëmë homazhe te busti i dëshmorit të kombit, Musli Imeri, duke e kujtuar heroizmin edhe sakrificën ndër shekuj të heronjëve dhe dëshmorëve për lirinë e vendit!RH

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat