Konjufca pyet Ahmetin: Pse Isa Mustafa është rrezuar me votat e serbëve e Haradinaj jo

Aktuale

Konjufca pyet Ahmetin: Pse Isa Mustafa është rrezuar me votat e serbëve e Haradinaj jo

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 13:03
Glauk Konjufca

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se mocioni për rrëzimin e Qeverisë është dashur të dilte në Kuvend në muajin qershor.

"Lëvizja Vetëvendosje ka pas shpresë që do të arrihej konsensus mes opozitës që mocioni të dilte në Kuvend më së largu në fund të qershorit. LDK nuk e ka pas të njëjtin qëndrim, ndoshta kjo lidhet me zgjedhjet e tyre të brendshme, nuk e di, duhet t’i pyesni", tha Konjufca.

Konjufca tha se janë krijuar kushtet objektive që me ndodhë një mocion brenda Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë.

"Shpend Ahmetit duhet t’i bëhet një pyetje, pse është rrezuar Isa Mustafa me votat e Listës Serbe, e Haradinaj jo. Mendoj që Shpend Ahmeti nuk e ka zorin te votat e Listës Serbe por e ka te rezultatet e sondazheve", tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat