Çfarë propozimi i ka bërë Ramush Haradinaj malazezëve për Çakorrin

Aktuale

Çfarë propozimi i ka bërë Ramush Haradinaj malazezëve për Çakorrin

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një propozim interesant sa i përket asaj se çfarë duhet të ndërtohet në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi në Çakorr.

Në një intervistë për FRONTAL të T7, Haradinaj ka thënë se i ka propozuar kryeministrit malazez që të ndërtojnë ndonjë objekt të përbashkët hotelier për përfitime të përbashkëta ekonomike, pasi ajo pjesë është një pikë turistike shumë e mirë.

“I kam propozu që në Çakorr të ngrihet ndonjë hotel, për kapacitete ekonomike”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka treguar se ka folur me kryeministrin e Malit të Zi për të korrigjuar lëshimet eventuale në vendosjen e vijës kufitare ndërshtetërore, dhe thotë se Dushko Markoviq është jashtëzakonisht i kuptueshëm dhe se i ka dhënë fjalën që do të shikojnë zgjidhjen e problemit me kufirin.

“Kam bisedu , disa herë rresht. Është shumë i arsyeshëm. Një korrigjim, drejtimi Cakorr dhe Kullë, aty ku vlerësohet se ka ndodh gabimi”, ka treguar Haradinaj.

Ai thotë se kur e kanë votuar në Kuvend, në një marrëveshje të vetme kanë qenë tri elemente, dhe nëse ka mospërputhje mes tyre, ato do të rishikohen.

“Është votu në parlament me 3 tema. Një marrëveshje më ratifikim. Në kemi votu vetëm me një dorë tre elemente. Nëse janë në kundërshtim këto elemente nuk vlejnë”, ka shpjeguar kreu i AAK-së.

Haradinaj thotë se Dushko Markoviq ka një miqësi të sinqertë ndaj Kosovës, dhe se do të rishikojnë kufirin Kosovë-Mal i Zi.

“Ia kam shpjegu kryeministrit të Malit të Zi, dhe ka qenë shumë i arsyeshëm Ai e ka folë një fjalë, do ta zgjidhim. Ai e ka një marrëdhënie pa ferra, mes Malit të Zi dhe Kosovës. Është diçka e arsyeshme. Kjo është diçka, Çakorri është në Kosovës, s’ka shku askund”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat