Dhurata Hoxha flet para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian

Aktuale

Dhurata Hoxha flet para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian

Nga: Z.B Më: 12 korrik 2019 Në ora: 18:19
Pamje nga Komisioni parlamentar për Integrim Evropian

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, sot para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, ka theksuar rëndësinë e “Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, ajo ka kërkuar që të miratohet sa më pare, përcjell “Bota sot”.

Hoxha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook e cila ka shkruar se anëtarët e Komisionit i ka informuar se Salla koncertale do të ndërtohet vitin tjetër, vetëm se kërkohet nga Komuna e Prishtinës gjetja e lokacionit.

Po ashtu, Hoxha ka cekur se këto fonde po ashtu do të investohet për reformat në sektorin e drejtësisë dhe për të drejtat e komuniteteve, rehabilitimin e termocentralit Kosova B, menaxhimin e mbeturinave në komunat e Kosovës.

Postimi i plotë:

Para Komisionit Parlamentar , theksova rëndësinë e “Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, prandaj kërkova që të miratohet sa më parë. Marrëveshja ka vlerë 90.5 milion euro, afati përfundimtar për hyrjen e saj në fuqi është data 31 dhjetor 2019, në të kundërtën, fondet anulohen.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit i informova se Salla koncertale do të ndërtohet vitin tjetër, vetëm se kërkohet nga Komuna e Prishtinës gjetja e lokacionit.

Fondet do të përdoren për fushën e Demokracisë dhe Qeverisjes, për skemën Young Cell, rimbursimin e pagesave të anëtarësimit të Kosovës në kuadër të programeve të BE-së për 2019: Evropa për qytetarët, Erasmus Plus, Evropa kreative dhe COSME.

Me këto fonde po ashtu do të investohet për reformat në sektorin e drejtësisë dhe për të drejtat e komuniteteve, rehabilitimin e termocentralit Kosova B, menaxhimin e mbeturinave në komunat e Kosovës. Ndërsa, për fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale si dhe mbështetja për bizneset fillestare janë fushat tjera ku do të shpenzohen fondet e BE-së.

Po ashtu kam dhënë shpjegime shteruese për kontratat e publikuara sipas procedurave ligjore, duke shpërndarë edhe kontratën origjinale të debatuar kohën e fundit me një kompani lobuese, si kontratë valide, të bërë në pajtim të plotë me rregullat dhe ligjet në fuqi për Prokurimin publik, duke vlerësuar nevojat e MIE dhe Republikës së Kosovës për to.

#DhurataHoxha

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat