Rexhaj i del në mbrojtje Buxhovit, “godet” Mustafën dhe i përmend një detaj të pathënë

Aktuale

Rexhaj i del në mbrojtje Buxhovit, “godet” Mustafën dhe i përmend një detaj të pathënë

Nga: A.ZH Më: 12 korrik 2019 Në ora: 20:07
Isa Mustafa, Jusuf Buxhovi

Veprimtari Sali Rexhaj, i ka dalë në mbrojtje historianit të njohur Jusuf Buxhovi, i cili mbrëmë ka deklaruar se lufta e UÇK-së nuk ishte krejt e pastër, pasi sipas tij, janë vrarë edhe 100 aktivistë të LDK-së.

Pas kësaj deklarate Buxhovi ka marrë kritika nga vet kryetari i LDK-së Isa Mustafa, anipse historiani Qeverinë e Mustafës, e ka vlerësuar si më të mirën e pasluftës.

E për këtë ka reaguar veprimtari Rexhaj, duke kritikuar Mustafën për “akuzat dhe shitje morali politik” në Facebook, përcjell Bota sot.

Rexhaj ia ka kujtuar Mustafës se kur Buxhovi mori iniciativë për ta themeluar LDK-në, ai ishte pjesë e pushtetit komunist, që përdorte represion ndaj shqiptarëve.

Sipas Rexhajt, Mustafa as sot nuk ka fare librezë të anëtarësisë së LDK-së.

Reagimi i Rexhajt pa ndërhyrjen e redaksisë:

Jusuf Buxhovi, mbreme mes tjerash deklaroj se qeveria e Isa Mustafes ishte qeveria me e mire pas lufte. Kjo eshte 100% e vertete.

I numeroj edhe sukseset e asaj qeverie nje nga nje.

Ne anen tjeter Isa paska shperthyet ne fb me akuza e shitje te moralit politik.

Me Isen bie njeriu ne hall, nuk ka fare deshire qe te permendet emeri i tije. Por duhet rikujtuar Ises se kur mori iniciative Jusufi per ta themeluar LDK-en, ai ishte ne anen tjeter. Ishte pjese e pushtetit komunist i cili perdorte represion kunder shqiptareve te cilet kerkonin liri, pavaresi e demokraci. Aq me keq, thuhet se Isa as sot nuk ka fare libreze te anetaresise ne LDK-es, edhe pse eshte kryetar i ketij subjekti te cilin e formoj Jusuf Buxhovi me disa te tjere, ne nje kohe shume te veshtire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat