Reagon edhe djali i deputetit të vrarë të LDK-së për deklaratën e Buxhovit

Aktuale

Reagon edhe djali i deputetit të vrarë të LDK-së për deklaratën e Buxhovit

Nga: A.ZH Më: 12 korrik 2019 Në ora: 22:45
Shpëtim Hajdaraj dhe Jusuf Buxhovi

Edhe Shpëtim Hajdaraj, djali i deputetit të vrarë të LDK-së Smajl Hajdaraj, i ka dalë në mbrojtje historianit Jusuf Buxhovi.

Ky i fundit, mbrëmë në një emision televiziv, ka deklaruar se UÇK-ja ishte e drejtë, mirëpo nuk ishte e pastër, pasi janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së.

“UÇK-ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së”, ka thënë Buxhovi.

E për reagimet kundër Buxhovit, Hajdaraj ka publikuar një mesazh në Facebook, sipër një fotografie të publikuar pikërisht me historianin.

“Përballë fakteve të gjithë dorëzohen, përveç njerëzit e ligjë e jonormalë”, ka shkruar Shpëtim Hajdaraj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat