Haradinaj tregon se me çka do të merret nëse e humb postin e Kryeministrit nga rrëzimi i Qeverisë

Aktuale

Haradinaj tregon se me çka do të merret nëse e humb postin e Kryeministrit nga rrëzimi i Qeverisë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 07:30
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në intervistën ekskluzive dhënë për T7 ka folur për mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë. Haradinaj është shprehur se nëse deputetët e Kuvendit i kanë 61 vota, atëherë ata janë të lirë që ta rrëzojnë atë nga kreu i Qeverisë. E pas rrëzimit Haradinaj tha se i lumtur rikthehet në postin e deputetit.

“Boll mirë bëjnë, si të më rrëzojnë deputetët e parlamentit është mirë. Vendimi është demokratik. Si të jenë 61 vota, janë të zgjedhurit e popullit, ata e kanë të drejtën. Sa mirë është kur te rrëzon parlamenti. Parlamenti të ka zgjidhë, parlamenti edhe të rrëzon. Unë vazhdojë si deputet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tutje ka folur për punën që ai po e bën në krye të Qeverisë. Ka thënë se të gjitha hulumtimet e bëra për qeverisjen e tij, e renditin atë në një nivel shumë të kënaqshëm.

“Vlerësimi në bazë të hulumtimeve të fundit për punën e Qeverisë është 55 për qind kënaqëshmëri.  Ajo që unë kam ba, e din se si unë punoj. Kam punu, jam mundu e kam mbrojtë interesin e vendit”, ka deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat