Ja sa milionë euro dëme shkaktoi stuhia në Ulqin

Aktuale

Ja sa milionë euro dëme shkaktoi stuhia në Ulqin

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 09:09
Ulqin

Ministrja pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi, Marija Vuçinoviq qëndroi për vizitë zyrtare në Ulqin ku u takua me Kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiq, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Nrekiq foli për dëmet e mëdha që shkaktoi moti i ligë dhe masat që kanë ndërmarrë shërbimet për normalizimin e situatës. Ai tha se dëmet llogariten mbi 1 milion e 245 mijë euro dhe se komuna është duke u angazhuar në çdo drejtim që pasojat mos të ndien për shkak të rrjedhës së sezonit turistik.

Ministrja Vuçinoviq tha se është duke ndjekur situatën e krijuar dhe se Qeveria do t’i akordojë komunës një ndihmë urgjente dhe se llogarit që përkrahja nuk do të mungojë. Ministrja në shoqërinë e udhëheqësve komunal vizituan disa nga zonat më të prekura nga moti i ligë, pasojat e të cilit janë drejtë eliminimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat