Pas shkrimeve të vazhdueshme kundër tij, Jusuf Buxhovi kërkon këtë gjë

Aktuale

Pas shkrimeve të vazhdueshme kundër tij, Jusuf Buxhovi kërkon këtë gjë

Nga: D.RR Më: 13 korrik 2019 Në ora: 09:43
Jusuf Buxhovi

Publicisti Jusuf Buxhovi, shokoi me deklaratën e tij ku tha se lufta e UÇK-së nuk ishte e drejtë, e për këtë shkaktoi reagime të ashpra, përcjellë “Bota sot”.

Tani, Jusuf Buxhovi, ka shpërndarë një shkrim nga një autor, ku thuhet që të kërkohet mbrojtja e Jusuf Buxhovit nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe Gjermania, pas kërcënimeve që ai po merr.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Kërkohet mbrojta e Jusuf Buxhovit nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe Gjermania

Agron Jaha

Amerika, Bashkimi Evropian, dhe sidomos Gjermania duhet të vëhen publikisht në mbrojtje të mendimit të lirë dhe të ndërpriten menjëherë kërcënimet ndaj intelektualit erudit, prof. Jusuf Buxhovit, të gjithë intelektualët e vërtetë shqiptar dhe evropian duhen të ngrejnë zërin e protestës kundër linçimeve dhe kërcënimeve serioze të cubave kundër personalitetit të prof. Buxhovit, për shkak të qëndrimeve të tija parimore dhe demokratike.
Prof. Buxhovi nuk ka probleme me të shkuarën e tij, ata, të cilët po shihet se kanë probleme serioze, ata duhet të disiplinohen përfundimisht nga forca e botës së qytetëruar dhe t mos lihet e ardhmja e Kosovës në mëshirën e një klase të shantazhuar dhe banditeske politike.
Edhe populli shqiptar, nëse ende është gjallë, duhet të vëhet në mbrojtje të profesorit, me këtë ju mbroni Kosovën dhe të ardhmen e juaj dhe të fëmijëve Tuaj. Pra, të solidarizohemi të gjithë me qëndrimet e drejta të Jusuf Buxhovit dhe në funksion të së mirës së përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat