Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Ai në shkrimin e tij ka thënë se, ende pa u mbushur një muaj nga Beteja e Kadri Veselit për çlirim nga krimi e korrupsioni, ata Zaptuan Noterinë me gra, motra, kunata e familjarë, përvetësuan qindra mijëra euro për lobim, etj.
Postimi i plotë:
Beteja e Kadri Veselit për çlirim nga krimi e korrupsioni po shkon “shumë mirë”. Ende pa u mbushur një muaj mirë:
- Zaptuan Noterinë me gra, motra, kunata e familjarë. Të gjitha me pikë maksimale thanë.
- Vendosën në krye të Universiretit të Gjakovës militantë partiak. Do të edukoheni tash e tutje nga këta.
- Përvetësuan qindra mijëra euro për lobim. Nga Ministria e Integrimeve për imazhin e Kadrisë në Amerikë. Ec e bjeri në fije.
Dikush tha merrni mësim nga PDK. Mësim se si duhet “me e zhbi” shtetin në secilën mundësi?! Këta janë të varur e ndërvarur organikisht nga kapja. S’munden pa të sepse janë një me të. Prandaj çlirimi i Kosovës nga korrupsioni është lirim i Kosovës pikërisht nga këta.