Shala: Astrit Shabani do të kujtohet për promovimin e prodhimeve

Aktuale

Shala: Astrit Shabani do të kujtohet për promovimin e prodhimeve

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:50
Astrit Shabani

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka ngushëlluar familjen dhe miqët për vdekjen e ish-kryetarit dhe njërit nga themeluesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani.

Shala ka shkruar në Facebook se ai përherë do të kujtohet për veprimtarinë e tij të palodhshme në ngritjen dhe promovimin e prodhimeve të Kosovës.

“Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë, mora lajmin për vdekjen e parakohshme të ish-kryetarit dhe njërit nga themeluesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës z. Astrit Shabani. Astriti përpos që do të kujtohet si një mik dhe bashkëpuntor i mirë, ai përherë do të kujtohet për veprimtarinë e tij të palodhshme në ngritjen dhe promovimin e prodhimeve të Kosovës.  Ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes Shabani, miqve të tij, dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës. U prehsh në paqe Astrit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat