Zëvendësministri i Mbrojtjes i bën thirrje opozitës t’i bashkohet kryeministrit - Bota Sot
Zëvendësministri i Mbrojtjes i bën thirrje opozitës t’i bashkohet kryeministrit

Aktuale

Zëvendësministri i Mbrojtjes i bën thirrje opozitës t’i bashkohet kryeministrit

Nga: G.B Më: 13 korrik 2019 Në ora: 14:27
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Kosova nuk do të dorëzohet në përrallën e territoreve, pasi nuk është ndërtuar për tu dorëzuar, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se opozita duhet të bëhet bashkë me kryeministrin në çështjet nacionale dhe në garantim të Kosovës së 17 shkurtit!

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Dorëzimi pavarësisht mbi çfarë përrallash ndërtohet, mbetet vetëm dorëzim dhe asgjë tjetër.
Kosova nuk mund, nuk synon, nuk do të dorëzohet në përrallën e territoreve. Nuk është ndërtuar për t'u dorëzuar.
Kosova ekziston. Sovrane, e pavarur, e pandashme, unike, e patjetërsueshme.
Në këtë, duhet të jemi bashkë dhe aktiv.
Nuk mjafton që partitë opozitare të bëjnë vetëm spektatorin, por të bëhen bashkë me Kryeministrin në çështjet nacionale dhe në garantim të Kosovës së 17 shkurtit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...