Vëllai i Gani Gecit: Vdekjen e ke të sigurt!

Aktuale

Vëllai i Gani Gecit: Vdekjen e ke të sigurt!

Nga: N.Sh Më: 13 korrik 2019 Në ora: 15:10
Vëllezërit Geci

Njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha e Skenderajt, Nehati, ka reaguar ndaj dukurive me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se askush nuk po flet për zhvillim ekonomik, për hapjen e fabrikave dhe vendet e reja të punës, apo për arsimin, shëndetësinë e probleme të tjera me të cilat qytetarët e Kosovës po përballen për secilën ditë.

Geci thotë se, pa qenë vasal i pushtetit edhe po të jesh mjek i mirë, ekonomist apo jurist nuk mund të punësohesh.

Për shëndetësinë thotë se e ke vdekjen e sigurt, ku shprehet se, shtyllat kryesore të shtetit janë shkatërruar nga të paditurit.

Lexojeni shkrimin e plotë:

REAGIM ME SHKAS

Asnjë titull i gazetave, asnjë status i politikanëve , asnjë status i individëve të rëndomt nuk e gjenë që flet për zhvillm ekonomik, për hapje të ndonjë fabrike për hapje të vendeve të punës , në të gjitha rrjetet sociale gjenë vetëm: ky e goditi ketë ai apo ajo goditi atë.

Gjithmonë duke u marrë me vet vehten, 20 vite pas lufte gjithë me të njejtat gjëra, politka merret vetëm me të kalurën dhe me shtrimin e Asfalltit për perfitime personale dhe traseja caktohet nëpër arat e politikanëve tanë. 10% zhavor 10 % asfallt të caktuar, e kanë ku duhet të merret zhavori ku duhet të merret asfallti dhe shiqoni qytetar të nderuar cilësinë e rrugëve tona për shkak të ngulfatjes nga politikanët tanë, rinia na iku me keq se në vitet e 90-dhjeta , arsimi është denigruar gati në kolaps për shkak se mësuesi , profesori duhet të jetë jo i dishum por duhet të jetë vazal i politikës nëse don me punu , nuk shikohet kualiteti por kuantiteti , shëndëtsia në shkatrrim e sipër, sado që të jet mjek, jurist, ekonomist etj... i mirë nuk do të ketë mundësi punësimi vetëm nëse bëhet argat i partive në pushtet cila do qoftë ajo, nëse nuk ke të njofshum as në spital ske pse shkon.

Vdekjen e ke të sigurt, me një fjalë shtyllat krysore të shtetit janë shkatrruar nga të pa diturit, deri kur kështu do të duron ky popull?!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat