Deputeti i Nismës “kapet” me ministrin e AKR-së: Lexojini “përrallat” e tij

Aktuale

Deputeti i Nismës “kapet” me ministrin e AKR-së: Lexojini “përrallat” e tij

Nga: A.ZH Më: 13 korrik 2019 Në ora: 15:28
Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, ka deklaruar se në shtator do të dihet përfundimisht vendimi për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Ai ka thënë se nëse nuk sigurohet financimi nga “Contour Global”, Kosova do të merr një dëmshpërblim 7.5 milionë euro për shkak të mos zbatimit të kësaj kontrate. Ndërsa, nëse Kosova nuk e miraton ndërtimin e këtij termocentrali, shtetit duhet të paguajë 19.6 milionë euro.

E deklaratat e ministrit, deputeti i Nismës Socialdemokrate Zafir Berisha, i ka quajtur “përralla me mbret”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, edhe qytetari më naiv në Kosovë, e di që do të ndodhë e dyta, pasi siç ka thënë Berisha, që nga fillimi është projektuar për të ndodhur kështu.

Reagimi i Berishës:

Lexoni “prralla me mret” të një ministri!

V.Lluka:

“1;nëse nuk sigurohet financimi nga Contour Global, Kosova do të merr një dëmshpërblim 7.5 milion euro për shkak të mos zbatimit të kësaj kontrate.

2; Ndërsa nëse Kosova nuk e miraton ndërtimin e këtij termocentrali, duhet të paguajë 19.6 milion euro pasi janë shpenzuar miliona euro për hulumtime e gjëra tjera”.

Edhe qytetrari më naiv i Kosovës e di se ka me ndodhur e dyta sepse që në fillim ështe “projektuar” për të ndodhur kështu!

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat