Flet Abazi: Qe 20 vite nuk ka gjë e zezë që nuk është bërë në këtë vend

Aktuale

Flet Abazi: Qe 20 vite nuk ka gjë e zezë që nuk është bërë në këtë vend

Nga: A.M. Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:25
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, është përshirë në debatin e krijuar pas deklaratës së shkrimtarit, Jusuf Buxhovi, rreth luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook, se “Nga ky debat që të përkujton gatishmërinë për me derdhë gjak të ri për me msheh njollën e vjetër të rëndë, dhe të ndarjes në taborë, nuk fiton askush me shumë se sa ata që kanë thirrur dhe kanë dhënë urdhër për vrasjet që kanë lënë atë damke 20 vjeçare të pa zbuluar, kushdo që është ai emër i përveçëm ose ata emra të përveçëm nuk munde të mshehën prapa zhurmës që kërkon një episode te re me aktoret e vjetër”.

Postimi i plotë:

Leshoni armet

Nuk eshte pune e rende, "burrni", trimni e as heroizem me u qu me ja drejtu njeri tjetrit pushken. Nuk ka nevoje me u msheh prapa emrave te pergjithshem per ta krijuar armiqesine ndermejt veti. Mungesa e drejtesise dhe veprimit institucional ka lejuar qe te qelbet interesi publik e te myket e drejta. Gjaku i askujt nuk behet uje, nuk eshte be as edhe i atyre patrioteve qe i kane vra ne shpella e ja kane qite kemben ne fyt per se vdekuri.

Qe 20 vite nuk ka gje e zeze qe nuk eshte be ne kete vend e shumica e atyre qe kane perfituar nga renia e normave dhe vlerave shoqerore sot paskan marre veten dhe guximin me dale ne mbrojtje duke sulmuar te vetin. Nuk ka faj kolektiv, faji eshte individual nga kryersi i vepres deri tek urdherdhenesi.

Ne mungese te institucioneve te drejtesise gjithcka kundermon dhe gjithesecili njolloset e ai qe merr guximin te flase kercnohet. Shteti ka kuptim kur ka ere te drejtesise ndryshe nuk ka aresyje pse te paguhen taksat e tatimet nese shteti eshte pararoje e krimit dhe korrupcionit qe dergon ne konflikt sa here qe preken temat e drejtesise dhe te se drejtes. Liria dhe pavaresia nga pushtimi e ka cmimin e vet por jo koston e gjakut te derdhun nga vrasjet ndermjet veti. Ky gjak dhe keto vrasje na kane mbjatur peng qe 20 vite dhe po vazhdon. Nuk ndertohet ardhmeria mbi historine e kontrabanduar nepermjet librave te shkruar nga njerezit qe jane paguar me parate e vjedhura te qytetareve.

Nga ky debat qe te perkujton gadishmerine per me derdhe gjak te ri per me msheh njollen e vjeter te rende, dhe te ndarjes ne taborre, nuk fiton askush me shume se sa ata qe kane thirrur dhe kane dhene urdher per vrasjet qe kane lene ate damke 20 vjecare te pa zbuluar, kushdo qe eshte ai emer i pervecem ose ata emra te pervecem nuk munde te mshehen prapa zhurmes qe kerkon nje episode te re me aktoret e vjeter. Ka dallim te madh ndermjet fjales se thene dhe plumbit te shkrepur. E para mund te ndeze tensione por e dyta prodhon viktima dhe derdh gjak. E para mund te i kontribuoje ngritjes se vetedijes qytetare por e dyta e shuan debatin dhe e fut ne dhe njeriun e fjales dhe le mbi dhe krimin dhe kriminelet.

Leshoni armet e kerkoni drejtesi pa kusht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat