Suedia dëshiron ta largojë 18 vjeçarin nga Kosova të sëmurë nga zemra dhe ta dërgoj në Serbi

Aktuale

Suedia dëshiron ta largojë 18 vjeçarin nga Kosova të sëmurë nga zemra dhe ta dërgoj në Serbi

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:55
Altin Vitia

18 vjeçar, Altin Vitia nga Kosova është bërë temë e mediave suedeze.

Vitia, që i ishte nënshtruar një transplantim të zemrës para katër viteve në Suedi, nuk e ka të sigurt më qëndrimin në këtë vend.

 Për shkak të problemeve me leje qëndrimin, shteti skandinav dëshiron që djaloshin për qëndrim të mëtutjeshëm ta dërgoj në Serbi ku edhe mund të trajtohet.

 Në Kosovë për shkak që nuk janë kushtet e përshtatshme për kujdes, nuk mund të dërgohet.

 “Ka një marrëveshje midis vendeve dhe një qytetar i Kosovës mund të bëhet qytetar i Serbisë”, ka thënë Menaxheri për Komunikimi i Agjencisë Suedeze të Migracionit, Fredrik Bengtsson.

 E habitur nga ky vendim i Bordit të Migracionit ka mbetur ekspertja e Ballkanit, Jessica Giandomenico.

“Asnjë shqiptar i Kosovës nuk do të kërkojë kujdes në Serbi nëse nuk keni kontakte të mira”, u shpreh ajo.

 Ambasada e Kosovës në Suedi ka kërkuar nga Vitia që të mos udhëtoj në Serbi pasi nuk pranohet pasaporta e Kosovës.

Ndërsa mjekët që kujdesën për të nuk janë në dijeni për këtë vendim të Bordit të Migracionit. Ata kanë paraqitur një kërkesë për të ndaluar largimin e 18 vjeçarit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat