Profesori i njohur: Kur flet Jusuf Buxhovi dridhet e gjithë Kosova, e zbulon skenarin pse po sulmohet themeluesi i LDK-së

Aktuale

Profesori i njohur: Kur flet Jusuf Buxhovi dridhet e gjithë Kosova, e zbulon skenarin pse po sulmohet themeluesi i LDK-së

Nga: N.H Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:25
Jusuf Buxovi

Prof. Dr. Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka komentuar deklaratën shkrimtarit të madh, Jusuf Buxhovi, dhe akuza e bëra ndaj këtij të fundit.

Maxharraj thotë se kur flet historiani dhe themeluesi i LDK-së dridhet kupola e krimit në Kosovë.

Sipas profesori të njohur, Buxhovi ua futi frikën dhe tmerrin edhe Panhajnisë, Klanit Pronto, pasi sipas tij, historiani i zbuloi të gjitha vrasjet që janë bërë pas luftës.

“Pra, kur flet Jusuf Buxhovi dridhet krejt Kosova, dridhet e gjithë kupola e krimit të organizuar të udhëhequr nga uzurpuesit e luftës, të cilët më punët e tyre të pista po e rrezikojnë ardhmërinë e Kosovës”, ka deklaruar mes tjerash Prof. Dr. Binak Maxharraj në llogarinë e tij në Facebook.

Ja shkrimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

KUR FLETË BUXHOVI DRIDHET KUPOLA E KRIMIT NE KOSOVË

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Kur fletë Buxhovi nuk belbësonë, por e thotë të vërtetën e dhimbshme, e drithë krejt Kosovën më shifra, fakte dhe emra foli për rrugën e dhimbshme nëpër të cilën kaloi Kosova e kapur nga komandantët, të cilët i sollën Kosovës një shkatërrim total të mirëqenie,duke e vjedhë dhe plaçkitën vendin, duke i detyruar të rinjët të IKUN nga Kosova.

Jusuf Buxhovi ia futi tutën dhe tmerrin edhe panhajnisë,klanit PRONTO, ua qiti për lëndinë edhe të gjitha vrasjet qe janë ba pas luftës. Tha u vranë 103 zyrtar te devotshëm të LDK,92 pjesëtar te UÇK-së dhe mbi 600 te tjerë vetëm pas luftës. Ai veç e tha një diçka qe dihet,qe flitet ne opinion qe 20 vite. E sulmuan paushall,pa asnjë argument, theshte e linçuan si ne mesjetë.

Pra, kur fletë Jusuf Buxhovi dridhet krejt Kosova, dridhet e gjithë kupola e krimit të organizuar të udhëhequr nga uzurpuesit e luftës, të cilët më punët e tyre të pista po e rrezikoj ardhmëria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat