Deputeti i AAK-së i reagon Veliut të LDK-së: Ndalne këtë marre!

Aktuale

Deputeti i AAK-së i reagon Veliut të LDK-së: Ndalne këtë marre!

Nga: A.ZH Më: 13 korrik 2019 Në ora: 19:09
Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Agim Veliu, ka folur për rrahjet me karrige në këtë parti, duke thënë se i kanë menaxhuar mirë ato dhe se fundi i zgjedhjeve, do të jetë i suksesshëm.

Ai ka deklaruar se rrahjet në këtë parti, pushteti aktual ka tentuar t’i shfrytëzojë për qëllime politike.

E ndaj Veliut, ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shkumbin Demaliaj, përcjell Bota sot.

Ai ka ironizuar me Veliun, duke thënë se “pushteti nuk merret me politikë dhe se “LDK-ja është organizatë humanitare”.

“Shpresojmë ta ndalni këtë marre”, ka shkruar deputeti i AAK-së.

Reagimi i Demaliajt:

Hahaha..!! Jo nuk merret pushteti me politikë sepse LDK është organizatë humanitare..!!

Na fal Agim ju kemi keqkuptuar..!!!

Zoti ju ndihmoftë ..!!!

Me u rrah me karrika burra e gra në kuvende zgjedhore partiake nuk është qështje politike, prej sot e mora vesh këtë punë..!!

Shpresojmë ta ndalni këtë marre..!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat