Profesori i Studimeve Islame interpreton Kuranin: Me Librin e Shenjtë fytyra e njeriut është pa burkë - Bota Sot
Profesori i Studimeve Islame interpreton Kuranin: Me Librin e Shenjtë fytyra e njeriut është pa burkë

Aktuale

Profesori i Studimeve Islame interpreton Kuranin: Me Librin e Shenjtë fytyra e njeriut është pa burkë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 21:32
Burka

Mbulimi i tërësishëm i fytyrës nuk mund të përligjet me norma fetare. Kështu ka thënë profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti.

Duke interpretuar Kuranin, ai ka thënë se me Librin e Shenjtë fytyra e njeriut është pa burkë.

“Njeriu është i lirë të vishet si të dojë, por mbulimi i tërsishëm i fytyrës nuk mund të përligjet me norma fetare. Mbulimi i plotë i fytyrës është një prodhim i grupeve dhe shoqërive të caktuara, si rezultat, kryesisht i injorancës fanatizmit, konservatizimit dhe interpretimit ideologjik sektar”, ka shkruar ai në Facebook.

“Sipas Kuranit, fytyra e njeriut edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër është – pa peçe, burka, pa ferexhe, pa nikabe. Ajo është e lartësuar estetikisht, si e tillë është e zbuluar, sepse në të janë shqisat më të rëndësishme”komunikuese” të qenies njerëzore: sytë, veshët, hunda, goja etj.”, ka theksuar Hamiti.

“Fytyra e njeriut në Kuran përmendet në raportin moral dhe emocional si pjesë shprehimisht shpirtërore e trupit të njeriut. (Me shpinë nuk mund të qeshim ose të mrrolemi! As me bark, as me gjoks, nuk qeshemi/murrëtohemi, etj.!) Vetëm në fytyrë shpërfaqet fuqishëm gëzimi, shendi e hareja, por edhe pikëllimi, mjerimi, depresioni, melankolia dhe zia”, ka shkruar ai.

“Religjionet semite, as cilatdo fe të tjera të botës nuk e lidhin konceptin e lakuriqësisë me fytyrën e njeriut. Në Kuran dhe hadith fytyra e njeriut nuk trajtohet asgjëkundi si pjesë e trupit që është “lakuriq” ose “cullak”!”, ka thënë Hamiti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...