Gaxherri: Haradinaj s’ka kohë për korrigjim të demarkacionit

Aktuale

Gaxherri: Haradinaj s’ka kohë për korrigjim të demarkacionit

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 22:04
ilustrim

Është bërë më shumë se 1 vit qëkur në Kuvendin e Republikës së Kosovës është ratifikuar marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, megjithatë edhe sot e kësaj dite ende nuk është bërë korrigjimi i kufirit siç pati premtuar kryeministri Ramush Haradinaj.

   

Duke i komentuar zërat se korrigjimi i kufijve do të ndodh shumë shpejt, deputetja e kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, i tha gazetës lokale të Pejës “Zarfi Info”, se kryeministri Haradinaj nuk mund ta përmbush premtimin për demarkacion, sepse siç tha ajo, po vijnë zgjedhjet e parakohshme.

“Ky kryeministër ka ardhur në pushtet me premtimin se do ta korrigjoj kufirin me Malin e Zi në Kullë dhe në Qakorr, premtim i cili ka mbetur më shumë si deklarim politik për konsum të brendshëm.

Nuk ka asnjë veprim në këtë drejtim. Tani të gjithë e dimë se brenda këtij viti do ketë zgjedhje të parakohshme dhe ndryshimi i kufijve nuk po ndodh”, tha deputetja Gaxherri, duke shtuar se kufiri duhet të vendoset siç ka qenë prej vitit 1974 deri në vitin 2002.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat