Maxharraj: Turqit në Kosovë nuk janë autokton, sjellja e presidentit të Turqisë e çuditshme!

Aktuale

Maxharraj: Turqit në Kosovë nuk janë autokton, sjellja e presidentit të Turqisë e çuditshme!

Nga: N.H Më: 13 korrik 2019 Në ora: 23:42
Binak Maxharraj

Prof. dr. Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, shkruan se turqit kanë mbetur në Kosovë nga sundimi shumë shekullor.

Maxharraj kritik është paraqitur ndaj kreut të Turqisë, pasi thotë se kohëve të fundit sjellja e Presidentit të Turqisë është e çuditshme, pasi “shqiptarëve të Kosovë u jep shkopin, ndërsa serbëve karotën”.

Ja shkrimi i plotë:

DIKATATORI TURK ERDOGAN NE UJERAT E PANSLLAVIZMIT DHE SOROSIT.

Ne Kosove kur nuk kane jetuar me shume se 12-15 turq.Turqit ne Kosove nuk jane autokton.Ata kane mbete ketu nga sundimi shume shekullor i Turqis.Por ky nje grushte turqish qe jetojn ne Kosove edhe ne periudhen e komunizmit por edhe sot i kane dhe i gezojnei te gjitha te drejtat kombetare.Kurr se kane pas te ndaluar asgje.Jane shkolluar ne gjuhen e tyre ne fillore,ne te mesme,bile edhe ne Universitet e kane Katedrat ne gjuhen Turqishte.Rregullishte i kane edhe Ministrat ne Qeverin e Kosoves

Kurse ne anen tjater ne Turqi sot jetojne mbi 5 milion Shqiptare pa kurrfare te drejtash kombetare,bile as qe guxonin te deklarohen si shqiptare por as te flasin shqip,pos ne ambijentet familjare,e te mos te flasim qe kane qene dhe jane te privuar nga te gjitha te drejate kombetare.

Po kjo eshte mundshme,ka ndodhe dhe po ndodhe?!

Por koheve te fundit sjallja e Presidentit te Turqise eshte pak sa e quditeshme,neve na e jepe shkopin e Serbeve karroten,atje nderton fabrika,investon kapitale te medha,kurse ketu ne Kosove xhamia.Bile ai edhe u qorodite kur njehere para do vjeteve e vizitoi Prizrenin deklaroi hapatas kur tha se:"Kosova eshte Turqi".

Por miqesia e tij me thikë pas shpines për Kosoven i doli bishti koheve te fundit kur Erdogani u rreshtu kahe lindja ne linjen prosllave ruse.

Shkoj aq larg se qe po merre pjese ne tuxharllakun me Rusin dhe Serbine per ndarjen e Kosoves.Ketu shihet fytyra e tij e vertet,ia fut thike pas shpine Kosoves per interesa prosllave ruso-serbe.Këtë nuk ia kemi pasë borgj Turqisë e sidomos Erdoganit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat