Shala: Opozita problemin më të madh e ka se kush do të bëhet kryeministër

Aktuale

Shala: Opozita problemin më të madh e ka se kush do të bëhet kryeministër

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 06:30
Behxhet Shala

Analisti politik Behxhet Shala e sheh shumë të vështirë një bashkëpunim apo koalicion në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LV-së).

Ai ka thënë se këto dy parti nuk kanë asnjë pikë të përbashkët.

Sipas Shalës, problemi kryesor ndërmjet këtyre dy partive do të jetë posti i kryeministrit.

Ai ka bërë me dije për “Epoka e re” se partitë politike në vend tani janë në pat pozicion.

Shala ka vlerësuar se as zgjedhjet e parakohshme nuk do të sillnin diçka të re.

Sipas tij, e keqja e Kosovës është se në horizontin politik nuk ka ndonjë forcë politike e cila do t’i siguronte qytetarët se do të bënte reforma të thella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat