Ministria blen 4 vetura 82 mijë euro, nuk jep asnjë detajë rreth tyre

Aktuale

Ministria blen 4 vetura 82 mijë euro, nuk jep asnjë detajë rreth tyre

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 10:18
Ilustrim

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në korrik ka arritur të finalizojë kontratën e radhës.

Këtë herë kontrata është kurorezuar për furnizim me disa vetura për nevojat e AMMK-Së.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues  “Blerja e 4 veturave zyrtare per nevojat e AMMK-së”, kësaj ministrie i ka kushtuar jo edhe pak.

Image

Ndonëse vlera e parashikuar për këtë kontratë ka qenë 82.000,00 ajo është arritur të finalizohet për 81.800,00 euro.

Tutje bëhet e ditur se kompania që ka fitur këtë tender është operatori ekonomik “Auto Mita”  Sh.P.K.

Image
Image

Vlen të përmendim faktin se në këtë njoftim nuk bëhet e ditur as edhe një detajë sa u përket këtyre veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat