Halil Matoshi: Driton Selmanaj nuk e ka idenë se çfarë flet

Aktuale

Halil Matoshi: Driton Selmanaj nuk e ka idenë se çfarë flet

Nga: V.R Më: 14 korrik 2019 Në ora: 11:51
Halil Matoshi

Këshilltari i kryeministrit Halil Matoshi ka zgjedhur ti përgjigjet me një status të gjatë në Facebook deputetit  Driton Selmanaj.

Matoshi i ka kujtuar Selmanjt  kujtesen afatshkurtër dhe i ka thëne se rrëzimi i qeverisë dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme do të të thotë që  si pjesë e elegjislativit që është bie dhe ai.

“Së pari, deputeti Selmanaj si i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Republikës, duhet me e ditë se rënia e Qeverisë e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, pra bie edhe legjislativi, pra edhe vet ai!

A dmth. kjo se populli që e ka zgjedhur po ashtu duhet me festu râmjen e tij?”

Matoshi i ka bërë thirrje deputeti Selamanaj që mos të ngutet për me shpallë festa.

Së dyti, deputeti Selmanaj ngutët për me shpall festa, ngase paragjykon një Qeveri më të mirë, me gjasë, por çka nëse Qeveria e re mund të jetë më e paqëndrueshme ose në thelb devijon!?

A do të thotë kjo se Dritoni, ose nji dikush tjetër, rënien e saj duhet me e shpallë rishtas festë zyrtare!???

Ai i ka kujtuar se vulën e kësaj  Qeverie t’prime nga Ramush Haradinaj, do ta mbajnë përjetësisht vendimet madhore si De legjitimimi i idesë së korrigjimit/ndryshimit të kufijve të vendit, tarifa 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, ruajtja e sovranitetit të Kosovës si dhe marrëdhëniet bilaterale dhe strategjike me Gjermaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat