Ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj reagon pas deklaratës së Buxhovit

Aktuale

Ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj reagon pas deklaratës së Buxhovit

Nga: A.M. Më: 14 korrik 2019 Në ora: 15:10
Jusuf Buxhovi

Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj, ka reaguar pas deklaratës së historianit Jusuf Buxhovit për luftën e ÇUK-së.

Ai ka shkruar në Facebook, se është e drejt e secilit që nuk pajtohet me këto dëshmi ,të reagoj dhe me argumente, nëse i ka ti demantoj ato, por është e papranueshme të sulmohet me fyerje dhe kërcënime nga më të ulëtat.

Postimi i plotë:

Sulmet dhe kërcnimet ndaj historianit të madhë Jusuf Buxhovit ,janë treguesi më i mirë që e vertetojn të vërtetën që thotë historiani Buxhovi.Të gjitha librat historike që shkroj historiani Buxhovi,të cilat janë një numër i madhë si Kosova,Maqedonia,e të tjera,quditrisht nukë pati reagime qoftë me një kritikë pozitive,apo edhe negative ndaj tyre.Në disa vëllime të librit me karakter historik Kosova,historiani Buchovi e trajton këtë temë me fakte dhe argumente .Quditërisht deri në këtë kohë nukë pati reagime për të pohuar apo demantuar këto fakte që i ka botuar Buxhovi në librin Kosova.Pasë paraqitjes së historianit Buxhovi në intervisten në Rubikon(TV KTV) vërshuan sulmet,kërcnime dhe fyerjet publike. Historiani Buxhovi në intervisten e tij i trajtoj gjërat në periudha të caktuara historike duke i vertetuar me fakte të marrura nga institucionet e caktuara nderkombëtar, të UNMIK dhe të tjera.Është e drejt e secilit që nukë pajtohet me këto dėshmi ,të reagoj dhe me argumente,nese i ka ti demantoj ato,porë është e papranueshme të sulmohet me fyerje dhe kërcnime nga më të ultat.

Sulmet e tilla me fyerje dhe kërcnime të këtij niveli,janë treguesi më i mirë se atyre ju mungon kunderargumenti për ta vertetue të kunderten e asaj që e thotë Buxhovi,prandaj kanë zgjedhur sulme të tilla si vetëmbrojtje.Historiani Buxhovi nukë e sulmoj luften çlirimtare të populit të Kosovës,e cila është e pastër si loti,porë me fakte i demaskoj ata të cilët me veprimet e tyre janë dhe do jenė njollë e zezë e luftës çlirimtar. Individë të caktuar që me veprimet e tyre kriminale janë njolla e zezë, mosë të fshien prapa emrit të UÇK-sė dhe luftës së drejtë të popullit të Kosovës.UÇK dhe populli i Kosovës,sa më parë duhet të i demaskojnë dhe ti ndajnë këto banda kriminale nga lufta e tyre e shenjtë.Sa më parë që kjo bëhet,aqë më mirë do jetë për shtetin tonë.

Hitorianin Buxhovi duhet ta përkrahim dhe mbështesim fuqishem në punën e tij të madhe shkencor që po e banë në hulumtimin dhe zbardhjen e faktëve historike.Populi shqiptarë ka nevojë për shkrimin e një historie reale të vërtetë,pa ndikime ideologjike të grupeve të caktuara të interesit.Ztri Buxhovi ju përgzoj për punën dhe guximi tuaj në shkrimin e një historie të vërtetë për popullin tonë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat