Hoti ironizon me Bytyqin: Fatkeqësi që Kosova sot nuk ka Ministër të Arsimit

Aktuale

Hoti ironizon me Bytyqin: Fatkeqësi që Kosova sot nuk ka Ministër të Arsimit

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 18:36
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një letre të cilën e ka marrë nga Bashkësia Lokale e Karaçevës së Poshtme të Kamenicës ka hedhur kritika ndaj MASHT-it lidhur me rënien e numrit të nxënësve në shkolla, si dhe qasjen, siç thotë ai, arbitrare e administrative të Kryetarit të Komunës.

Hoti në rrjetin social Facebook ka thënë se problemi i rënies së vogël të nxënësve nëpër shkolla duhet të trajtohet me një strategji kombëtare e cila siguron së nxënësit nuk pësojnë sa i përket cilësisë së arsimit.

Thotë se është fatkeqësi që Kosova sot nuk ka Ministër të Arsimit i cili duhet t’i mbikëqyr këto zhvillime.

Postimi i tij:

Kjo leter qe kemi marre nga Bashkesia Lokale e Karaçeves se Poshtme te Kamenices eshte shqetesuese, si per faktin e renies se numrit te nxenesve ne shkolla, ashtu edhe per qasjen arbitrare te Kryetarit te Komunes duke mbyllur shkolla pa dakordim me komunitetin.

Problemi i renies se numrit te nxenesve neper shkolla duhet te trajtohet me strategji kombetare, e cila siguron se nxenesit nuk pesojne sa i perket cilesise se arsimit dhe popullata nuk zhvendoset nga ato vendbanime. Kjo ne vecanti eshte e rendesishme per zonat kufitare. 

Fatkeqesi qe Kosova sot nuk ka Minister te Arsimit, i cili duhet te mbikeqyre keto zhvillime, e jo te merret me largim te stafit qe per dy dekada e kane ngritur Ministrine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat