Një goditje e fuqishme dhe serioze ndaj LDK-së?

Aktuale

Një goditje e fuqishme dhe serioze ndaj LDK-së?

Nga: V.R Më: 14 korrik 2019 Në ora: 19:20
LDK

Publicisti i njohur, Liri Loshi, nëpërmjet një deklarate, duke iu referuar intervistës aq fort të diskutuar nga Jusuf Buxhovi, ka ironizuar duke pyetur se ku janë “komandantët” e LDK-së, shkruan “Bota sot”?

Postimi plotë i Loshit:

Të dalim pak të LDK-ja! Jusuf Buxhovi tha se LDK është parti feudesh dhe se ato janë të lidhura për strukturave kriminale të PDK-së. Kjo është një goditje e fuqishme dhe serioze kundër LDK-së, meqë ai edhe emërtoi tri feudet kryesore: i Gjilanit, i Llapit dhe i Dukagjjnit. Shqetësimi i Buxhovit për LDK-në ishte se ajo nuk mund të reformohet dhe nuk mund të udhëheqet nga një gjeneratë e re politikanësh që janë të lirë nga hipotekat e së kaluarës dhe së tashmes përderisa vazhdon të jetë e kapur nga njerëz të lidhur me struktura kriminale.

Tani unë po ju pyes, a nuk janë Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova tre komandantët e shtabit të përgjitshëm të LDK-së? Dhe, a nuk janë vartësit e tyre të subordinuar me logjikë të komandës, po ashtu?! Unë e çmoj çdo kontribut intelektual për ta çliruar LDK-në nga kjo logjikë komandantësh. Sa vlen shkëputja e pushtetit nga komandantët e PDK-së, kur ai pushetet transferohet në duar të komandantëve të LDK-së? Është e rëndësishme që elektorati i LDK-së mos ta pranojë një lajthitje të tillë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat