Kush janë njerëzit e PDK-së që kanë probleme me ligjin

Aktuale

Kush janë njerëzit e PDK-së që kanë probleme me ligjin

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 21:57
Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është ndër partitë që akuzohet më së shumti nga deputetët se krimi është shtylla e saj kryesore.

Mirëpo, ajo ka kohë që ka nisur një fushatë të re me slogain ‘Dekada e Re”, derisa kryetari i saj, Kadri Veseli, ka liruar nga detyra personat brenda partisë që kanë problem me ligjin.

Por nuk përjashtohet fakti se disa nga kryesuesit dhe anëtarët e saj janë të akuzuar për krime të ndryshme dhe enden nëpër Gjykata.

Ish-kryetari i Skenderajt njëherësh edhe anëtari i PDK-së, Sami Lushtaku ishte i akuzuar për dy vepra penale “shtytje për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose të autorizimit”, me ç’rast është shpallur i pafajshëm dhe “arratisje nga QKUK-ja”, gjatë kohës që ndodhej në paraburgim për rastin ‘Drenica’.

Po ashtu edhe ish-kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, i cili në 2017 kishte humbur postin e kryetarit në Komunën e Klinës.

Bashota së bashku me tre persona të tjerë ishin akuzuar për kryerje të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”. Mirëpo që të katër u deklaruan të pafajshëm.

Një tjetër kryetar dege i PDK-së që ka problem me ligjin është, Qemajl Mustafa.

Mustafa kishte mbajtur postin e kryetarit të Komunës së Gjilanit për dy mandate, deri në 2013, kur në krye të Gjilanit ishte rikthyer Lutfi Haziri i LDK-së.

Mustafa akuzohet për kurdisje të tenderëve gjatë kohës së ushtrimit të detyrës si kryetar i Komune.

InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet.

Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare.

Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë./Insajderi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat