Vuçiq i frikësuar: Kosova mund ta shfrytëzojë vizitën e Macron për ndonjë incident apo problem

Aktuale

Vuçiq i frikësuar: Kosova mund ta shfrytëzojë vizitën e Macron për ndonjë incident apo problem

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:28
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të nis një vizitë dy ditore në Serbi, ku atje do të ketë një numër takimesh me zyrtarë serbë dhe përfaqësues të huaj në Serbi.

E për këtë vizitë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka filluar të shqetësohet dhe të ketë frikë se mos do t’i ndodhë diçka presidentin francez Macron.

Vucic  ka deklaruar se Qeveria e Kosovës mund ta shfrytëzoj vizitën e Macronit në Serbi për të shkaktuar ndonjë incident apo problem në Kosovë.

”Veprimet e ardhshme të Prishtinës dhe, në veçanti, që shpresojnë të përfitojnë nga prania e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd për të shkaktuar ndonjë incident ose problem në Kosovë”, tha Vucic.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmë se pas vizitës së homologut të tij francez në Serbi, Emmanuel Macron pret një mbështetje të fortë dhe më shumë nga Franca në rrugën evropiane, por edhe në drejtim të zgjidhjes së problemeve në Kosovë.

“Nuk do të mendojmë njëjtë, kjo është e pamundur. Por a do të mund t’i kuptojnë disa prej kërkesave dhe nevojave tona, Presidenti Macron e ka bërë një gjë të tillë, ai është i sinqertë dhe tani këtë e ka dëshmuar”, tha Vucic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat