Pamjet që nuk duhet humbur: Momenti kur Adem Jashari niset për aksion

Aktuale

Pamjet që nuk duhet humbur: Momenti kur Adem Jashari niset për aksion

Nga: N.Sh Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:09
Adem Jashari

Padyshim se komandanti legjendar, Adem Jashari me vëllain Hamzën dhe me ndihmën e familjes së tij, nisën celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendi i Legjendave, Prekazi si gjithmonë ka dhuruar për Kosovën dhe shqiptarët luftëtar dhe trima të fuqishëm.

E ndër trimat e epokës së re të shqiptarëve është familja Jashari me në krye Ademin, Hamzën dhe babin e tyre Shabanin, të cilët u flijuan për këtë tokë dhe për këtë ditë që ne sot ta gëzojmë lirinë e shtetit më të ri në Botë, Kosovës.

Në videon e më poshtme, shfaqen pamjet ku shihet komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari.

Kjo video e realizuar në kullën e Jasharjave në Prekaz, dhe e përpunuar nga Milaim Zeka, është bërë në një natë kur Ademi bashkë me dajën e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me djalin Lulëzim Jasharin po niseshin për në aksion.

Dukej sikur po niseshin në dasmë dajë e nip që nuk u ndanë deri në vdekje.

Ademi e Daja Osman përshëndeten me familje, kurse në veturë i pret Luli. Nëna Zahidja i shoqëron deri te vetura.

Aty dëgjohet edhe zëri i Adem Jasharit tek përshëndetet me nënën e tij kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat