Krasniqi për Hotin: Shembull se si nuk përfaqësohet Kosova - Bota Sot
Krasniqi për Hotin: Shembull se si nuk përfaqësohet Kosova

Aktuale

Krasniqi për Hotin: Shembull se si nuk përfaqësohet Kosova

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:45
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, e ka kritikuar shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin, pas deklarimit të këtij të fundit për vizitën e tij në SHBA.

Krasniqi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se deputeti Hoti është shembull se si nuk përfaqësohet vend.

Sipas tij ajo që ka thënë Hoti është të mos dish çka përfaqëson brenda vendit e as jashtë tij.

Postimi i plotë:

SHEMBULL SE SI NUK PËRFAQËSOHET VENDI

Kjo që po e thotë (me fodullizem) shefi i GP të LDK-së, thënë më se buti është: mos të dish çka përfaqëson brenda vendit e as jashtë tij. Ky lloj përfaqësimi siç po e kupton intelektuali i LDK-së, nuk i duhet askujt! As LDK-së. Nëse Avdullah Hoti në SHBA e përfaqëson LDK-në, ata të tjerët përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit, ke duhet ta përfaqësojnë? Nëse edhe ata i përfaqësojnë partitë politike? Kosovën kush duhet ta e përfaqësoi?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...