Alma Lama bëhet nervoz me Komisionin Parlamentar – ia shtyjnë raportimin “për largimin e parakohshëm” nga Italia - Bota Sot
Alma Lama bëhet nervoz me Komisionin Parlamentar – ia shtyjnë raportimin “për largimin e parakohshëm” nga Italia

Aktuale

Alma Lama bëhet nervoz me Komisionin Parlamentar – ia shtyjnë raportimin “për largimin e parakohshëm” nga Italia

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 12:41
Alma Lama

Ish Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka njoftuar se i është shtyrë data për të raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme lidhur me shkarkimin e saj nga pozita e ambasadores. Ka thënë se largimi i parakohshëm ishte një hakmarrje primitive politike. Ndërkohë, shtyrjen e datës për raportim e ka konsideruar si frikë të deputetëve për siç ka thënë “përballje me të vërtetën”.

Përmes një postimi të publikuar në Facebook, Lama ka thënë se shkarkimi i saj nga Presidenti Thaçi ishte hakmarrje politike.

Shtyrjen e raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme e ka konsideruar si bojkot dhe frikë të deputetëve për tu përballur me të vertetën. Ka thënë se tash është qytetare e lirë pa asnjë funksion publik dhe se mund ta mbrojë vetën nga sulmet që po i bëhen.

“Dhe tashme une jam një qytetare e lirë, pa asnjë funksion publik qe kam mundesi ta mbroj veten nga sulmet e paskrupullta, shpifjet e neveritshme që mu bene gjatë gjithë kohës që isha në detyrë, për interesa meskine e në kundershtim me çdo etike institucionale e shtetërore”, ka shkruar Lama.

Ky është postimi i saj i plotë:

Te nderuar miq,

Me date 10 qershor i kam derguar nje leter kryetares se Komisionit per Pune te Jashtme te Kuvendit te Kosoves znj. Osmani- Sadriu ku kam kerkur per te raportuar para tyre per punen time si Ambasadore ne Itali dhe per largimin e parakohshem, i cili ishte nje hakmarrje primitive politike, por me pasoja dhe deme ne interesat e shtetit. 
Te njejten leter kam kerkuar nga Kuvendi qe ti shperndahet anetareve te komisionit.

Megjithese fillimisht me njoftuan se do te me prisnin ne komision me date 16 korrik tashme me njoftuan se eshte anulluar sepse shumica e anetareve te komisionit nuk mund te marrin pjese. E mbledhja qenka shtyre per sesionin vjeshtor.

Pervecse nje sjellje jo serioze, une kete e konsideroj bojkot dhe frike te deputeteve per tu perballur me te verteten.

Po te ishin ne nivelin e detyres keta deputete me siguri do te me kishin thirrur vete per raportim ose se paku do ta kishin marre ne pyetje ministrin e jashtem, i cili ka qene disa here ne raportim para ketij komisioni.

Sa per mua, thjeshte desha tia bej edhe nje sherbim tjeter shtetit te Kosoves, perndryshe platformat per te thene te verteten jane te pafund.

Dhe tashme une jam nje qytetare e lire, pa asnje funksion publik qe kam mundesi ta mbroj veten nga sulmet e paskrupullta, shpifjet e neveritshme qe mu bene gjate gjithe kohes qe isha ne detyre, per interesa meskine e ne kundershtim me cdo etike institucionale e shteterore.

E Komisionit ju rrite ndera per sesionin vjeshtor….

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...