Këshilltari i Pacollit: Serbia po vazhdon të pengojë pajtimin në rajon

Aktuale

Këshilltari i Pacollit: Serbia po vazhdon të pengojë pajtimin në rajon

Nga: A.Zh Më: 15 korrik 2019 Në ora: 14:17
Behgjet Pacolli dhe Jetlir Zyberaj

Kosova nga sot ka marrë kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova do t’i dëshmojë rajonit dhe Evropës, që nuk njeh lodhje në procese demokratike, të integrimit dhe zhvillimit.

Ai ka theksuar se Serbia po vazhdon të pengojë pajtimin në rajon, përcjell Bota sot.

Reagimi i Zyberajt:

Nga sot, Kosova do të kryesojë Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Pjesë e kētij Procesi janë vendet e Evropës Jugindore: Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Herzegovina, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia*, Maqedonia Veriore, Greqia Bullgaria, Rumania dhe Turqia.

Përmes kryesimit të SEECP, ne do t'i dëshmojmë rajonit dhe Evropës që ndryshe nga disa vende evropiane, Kosova nuk njeh lodhje në procese demokratike, të integrimit dhe zhvillimit në Evropë. Urime!!!

*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.

Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat